Presidenti libanez i kërkon profesorit të formojë qeveri

Afrika

Presidenti libanez i kërkon profesorit të formojë qeveri

Më: 19 dhjetor 2019 Në ora: 17:10
Hassan Diab

Presidenti i Libanit i ka kërkuar një profesori universiteti dhe një ish-ministri të mbështetur nga Hezbollah të formojnë një qeveri të re, duke thyer një bllokim disa javësh, raporton AP.

Michel Aoun e emëroi Hassan Diab si kryeministër pas një dite konsultimesh me ligjvënësit në të cilët fitoi një shumicë të thjeshtë të parlamentit me 128 anëtarë.

Diab, 60 vjeç, përballet me detyrën e frikshme të formimit të një qeverie për të zgjidhur krizën më të rëndë ekonomike të vendit që nga lufta civile 1975-90.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat