Protestuesit përleshen me policinë në qendër të qytetit

Afrika

Protestuesit përleshen me policinë në qendër të qytetit

Më: 25 janar 2020 Në ora: 22:06
Foto

Forcat libaneze të sigurisë hodhën gaz lotsjellës dhe ujë për të zmbrapsur protestuesit që tentuan të çajnë zonën e sigurisë përreth selisë së qeverisë në Bejrut.

Disa protestues arritën të hapnin portën metalike që bllokonte rrugën, por u zmbrapsën nga policia.

"Trazirat dhe sulmet ndaj Forcave të Brendshme të Sigurisë kanë filluar dhe prandaj ne u kemi bërë thirrje demonstruesveqë të largohen nga rrethi Rijad al-Solh për sigurinë e tyre," tha shërbimi përmes Twitter.

Marshimi i planifikuar për sot, nën parullën "Ne nuk do të paguajmë çmimin", filloi paqësisht  por përfundoi me incidente të ngjasgme me tubimet e fundit kundër elitës politike.

Protestuesit akuzojnë politikanët se po e çojnë vendin drejt krizës më të rëndë që ka përjetuar në dekada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat