Nëntë minatorë ilegalë mbyten me gurë në Afrikën Jugore - Bota Sot
Nëntë minatorë ilegalë mbyten me gurë në Afrikën Jugore

Afrika

Nëntë minatorë ilegalë mbyten me gurë në Afrikën Jugore

Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 09:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Afrikës Jugore e ka nisur operacionin e kërkimit për vrasësit e nëntë minatorëve ilegalë, të cilët u mbytën përmes goditjeve me gurë në distriktin perëndimor të Johanesburgut.

Trupat e minatorëve nga Lesoto u gjetën në rrugët e lagjes Matholeville, ndërsa një person tjetër, i cili ishte i lënduar rëndë, u dërgua në spital.

Mijëra minatorë ilegalë, të njohur si “zama zamas” punojnë në këtë shtet.

Përleshjet e dhunshme mes grupeve rivale të minatorëve ilegalë janë mjaft të shpeshta, shkruan “BBC”.

Policia tashmë i ka arrestuar 87 persona dhe është duke i marrë në pyetje, por autoritetet po mundohen të mbledhin më shumë informata në lidhje me këtë sulm.

“E dënojmë këtë sulm barbar dhe do të sigurohemi që të mos e lëmë asnjë gur pa e lëvizur që t’i bëjmë banorët të ndihen të sigurt”, tha komisioneri rajonal, Elias Awela, përmes një deklarate.

Ndryshe, Afrika Jugore është njëra prej shteteve me nivelin më të lartë të dhunës në botë. Sipas të dhënave qeveritare, numri mesatar i vrasjeve në ditë vitin e kaluar ishte 58.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat