Somalia shpall gjendje emergjente pas “pushtimit” nga karkalecat - Bota Sot
Somalia shpall gjendje emergjente pas “pushtimit” nga karkalecat

Afrika

Somalia shpall gjendje emergjente pas “pushtimit” nga karkalecat

Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 15:58
Somali

Somalia e ka shpallur gjendjen emergjente për shkak të rritjes së madhe të numrit të karkalecave të shkretëtirës në pjesën lindore të Afrikës.

Ministria e Bujqësisë në këtë shtet afrikan tha se karkalecat paraqesin kërcënim të madh për sigurinë e ushqimit për shkak se ushqehen me sasi të madhe të bimëve të ndryshme.

Ekziston frika se situata nuk do të mund të merret nën kontroll para fillimit të të vjelave në muajit prill, shkruan “BBC”.

Sipas Kombeve të Bashkuara, numri i karkalecave në Somali dhe Etiopi është më i madhi në 25 vjetët e fundit.

Për më tepër, Kenia fqinjë nuk është përballur me një kërcënim kaq të madh në 70 vjetët e fundit, sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë në Kombet e Bashkuara.

Megjithatë, Somalia është shteti i parë në rajonin e Afrikës Lindore që e ka shpallur gjendjen emergjente për shkak të numrit të madh të karkalecave.

Për shkak të gjendjes së paqëndrueshme të sigurisë dhe rrezikut nga sulmet e mundshme të militantëve, autoritetet nuk mund t’i përdorin aeroplanët për shpërndarjen e insekticideve përmes ajrit, duke e bërë edhe më të vështirë luftën kundër insekteve të dëmshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat