Gruaja e kryeministrit të Lesotos akuzohet për vrasjen e gruas së tij të mëparshme - Bota Sot
Gruaja e kryeministrit të Lesotos akuzohet për vrasjen e gruas së tij të mëparshme

Afrika

Gruaja e kryeministrit të Lesotos akuzohet për vrasjen e gruas së tij të mëparshme

Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 19:06
Lipolelo Thabane, Maesaiaj Thabane

Gruaja e kryeministrit të Lesotos, është akuzuar për vrasjen e gruas së tij të mëparshme.

Raportohet se zonja e parë, Maesaiaj Thabane dhe kryeministri Thomas Thabane janë marrë në pyetje nga policia në Afrikë të Jugut, lidhur me vrasjen.

Ish-gruaja e kryeministrit, Lipolelo Thabane, u qëllua për vdekje para shtëpisë së saj në kryeqytetin Maseru, dy ditë para inaugurimit të tij në vitin 2017.

Dyshohet se çifti gjatë asaj kohe ishte në prag të divorcit.

Dokumentet e fundit gjyqësore të paraqitura nga komisari i policisë së vendit, Holomo Molibeli kanë ngritur dyshime të reja.

Ndërkaq një urdhër-arrest u dha për 42-vjeçaren Maesaiah Thabane më 10 janar pasi ajo u zhduk.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat