Vriten 120 terroristë në Nigeri - Bota Sot
Vriten 120 terroristë në Nigeri

Afrika

Vriten 120 terroristë në Nigeri

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 09:11
Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Nigerit tha se 120 terroristë janë vrarë në pjesën jugperëndimore të këtij shteti nga forcat lokale në një operacion të përbashkët me trupat franceze.

“Deri të enjten, 120 terroristë janë neutralizuar në një operacion në rajonin Tillaberi, afër kufirit me Malin dhe Burkina Fason”, thuhet në deklaratën e publikuar të premten, duke shtuar se nuk ka pasur të vrarë në mesin e trupave qeveritare dhe franceze.

Autoritetet në këtë rajonin e trazuar i kanë ashpërsuar masat e sigurisë, duke i mbyllur dyqanet dhe duke e ndaluar qarkullimin e motoçikletave pasi në sulmet e dhjetorit dhe janarit, të organizuara nga xhihadistët, u vranë 174 ushtarë të Nigerit.

Në dy vjetët e fundit, në këtë rajon ka qenë në fuqi gjendja emergjente, shkruan “The Guardian”.

Që nga viti 2015, Nigeri është përballur me një valë sulmesh afër kufirit me Malin dhe Burkina Fason. Kjo situatë i ka detyruar rreth 78 mijë banorë që të shpërngulen nga shtëpitë e tyre.

Franca ka thënë se do ta shtojë praninë ushtarake në rajonin e trazuar të Afrikës Perëndimore duke i dërguar 600 trupa shtesë në misionin e përbërë nga 4500 ushtarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat