Koronavirusi përhapet në Afrikë/ Angola konfirmon rastet e para, 830 në të gjithë kontinentin - Bota Sot
Koronavirusi përhapet në Afrikë/ Angola konfirmon rastet e para, 830 në të gjithë kontinentin

Afrika

Koronavirusi përhapet në Afrikë/ Angola konfirmon rastet e para, 830 në të gjithë kontinentin

Më: 21 mars 2020 Në ora: 19:48
Afrikë

Të shtunën, Angola konfirmoi dy rastet e para me koronavirus, ndërkohë Mauritius regjistroi vdekjen e saj të parë ndërsa virusi po përhapet në të gjithë Afrikën.  

Përhapja në kontinentin afrikan ka qenë më e ngadaltë sesa në Azi apo Evropë dhe shumica e rasteve të raportuara, kanë qenë të huaj ose njerëz që janë kthyer nga jashtë.  

Por infeksionet e konfirmuara kanë filluar të përshpejtohen, me më shumë se 830 në të gjithë Afrikën, sipas një raporti të Reuters dhe shqetësimet po rriten mbi aftësinë e kontinentit për të trajtuar një rritje të rasteve, duke pasur parasysh gjendjen mjekësore dhe ekonomike të gjithë vendeve afrikane.  

Rastet e para të Angolës ishin dy banorë meshkuj vendas, që fluturuan nga Portugalia në 17 dhe 18 Mars, tha ministri i shëndetësisë Silvia Lutucuta në një konferencë.  

Zimbabve raportoi rastin e saj të parë të premten dhe një të dytë të shtunën, ndërsa ishulli i Mauritius, me 14 raste, raportoi vdekjen e parë, një person që kishte udhëtuar nga Belgjika përmes Dubai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat