Nigeria konfirmon viktimën e parë nga Covid-19 - Bota Sot
Nigeria konfirmon viktimën e parë nga Covid-19

Afrika

Nigeria konfirmon viktimën e parë nga Covid-19

Më: 23 mars 2020 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Nigeria ka raportuar këtë të hënë viktimën e parë nga koronavirusi.

Pacienti ishte një burrë 67-vjeçar që u rikthye në Nigeri pas nënshtrimit të një trajtimi mjekësor në Mbretërinë e Bashkuar, konfirmoi NCDC.

Ai vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, duke përfshirë kancerin dhe diabetin, si dhe po kurohej me trajtime kimioterapie, thuhej më tej në deklaratën e agjencisë.

Dy persona, përfshirë një italian, i cili ishte i pari me koronavirus të diagnostifikuar në vend, janë rikuperuar dhe janë larguar nga spitali, shtojnë më tej autoritetet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat