Konfirmohen mbi 900 raste me koronavirus në Afrikën e Jugut/ Testohet dhe Presidenti - Bota Sot
Konfirmohen mbi 900 raste me koronavirus në Afrikën e Jugut/ Testohet dhe Presidenti

Afrika

Konfirmohen mbi 900 raste me koronavirus në Afrikën e Jugut/ Testohet dhe Presidenti

Më: 26 mars 2020 Në ora: 22:57
Afrikë e Jugut

Numri i rasteve të koronavirusit në Afrikën e Jugut u rritën më shumë se 900 të enjten dhe Presidenti Cyril Ramaphosa u bëri thirrje vendeve të pasura për të ndihmuar vendet afrikane, në lidhje me pasojat ekonomike, disa orë para fillimit të një bllokimi mbarëkombëtar.  

Presidenti iu nënshtrua një testi të martën me këshillën e mjekëve dhe mori një rezultat negativ të mërkurën në mbrëmje, raporton Reuters.  

"Tani kemi më shumë se 900 njerëz të infektuar, siç më tha ministri dhe kemi frikë se mund të rritet edhe më shumë se kaq," tha presidenti në Pretoria.  

"Ne u kemi bërë thirrje vendeve të G20, veçanërisht ekonomive më të zhvilluara, të mbështesin paketat stimuluese në Afrikë," tha ai, duke shtuar se ata gjithashtu I kishin bërë thirrje FMN-së dhe Bankës Botërore për lehtësim të borxhit.  

Ramaphosa është vlerësuar për masat më të vështira të mara në kontinent, përfshirë një bllokim 21-ditësh që do fillojë të premten në mëngjes nga mesnata.  

Gjithashtu ai ka vendosur ushtrinë për të mbështetur policinë.  

Por bllokimi kërcënon të dëmtojë një ekonomi tashmë të rrethuar nga ndërprerjet e energjisë dhe po tkurret që nga fundi i vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat