Fëmijën 11 vjeç e zë nga korrenti duke lozur mbi kështjellën e fryrë, ia blenë prindërit për ditët e karantinës

Afrika

Fëmijën 11 vjeç e zë nga korrenti duke lozur mbi kështjellën e fryrë, ia blenë prindërit për ditët e karantinës

Më: 14 prill 2020 Në ora: 15:16
Pedre

Një fëmijë 11 vjeç u godit për vdekjen nga korrenti teksa lozte mbi kështjellën e fryrë, në kopshtin e shtëpisë së tij, gjatë izolimit prej koronavirusit.

Pedre dhe motra e tij Anele, 5 vjeçe po loznin mbi kështjellën prej kamerdareje të fryrë këtë të diel, pasi prindërit Paul dhe Rhodine de Beer, ua blenë për tu argëtuar në ditët e karantinës.

Por teksa fëmijët po loznin, befas prindërit dëgjuan ulërima.

Korrenti i motorit që mbante në punë kështjellën, zuri edhe nënën Rhodine e cila pësoi djegie të shumta por arriti të shpëtojë, teksa tentonte dëshpërimisht që ti vinte në ndihmë të birit.

Mjekët mbërritën në shtëpinë e familjes në Heidelberg, në provincën e Gauteng, të Afrikës së Jugut, por vogëlushi u deklarua i vdekur.

Dyshohet se motori i gjeneratorit mund të jetë dëmtuar aksidentalisht, çka shkaktoi ngjarjen e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat