Rritet përhapja e koronavirusit në Afrikë/ Konfirmohen rreth 900 viktima dhe 17,000 të infektuar

Afrika

Rritet përhapja e koronavirusit në Afrikë/ Konfirmohen rreth 900 viktima dhe 17,000 të infektuar

Më: 16 prill 2020 Në ora: 21:47
Afrikë

Deri më tani, Afrika ka raportuar më shumë se 17,000 raste të infeksionit dhe rreth 900 vdekje nga koronavirusi, sipas Matshidiso Moeti, drejtoresha rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) për Afrikën.

Ndërkohë, Dr. Simon Missiri, drejtor rajonal për Afrikën i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq (IFRC) tha se ky vend po përballet me një kurbë të shifrave që po rritet.

Missiri pohoi se tashmë faza fillestare e mesazheve dhe luftimit të thashethemeve për koronavirusin ka mbaruar. “Tashmë është koha të kërkojmë kundërpërgjigje” tha ai, përcjell CNN.

Moeti mes të tjerash tha që shkurtimi i fondeve të presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj OBSH-së do të dëmtojë organizatën. Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në financimin e luftimit të poliomielitit, trajtimit të HIV dhe programeve të malaries, shtoi Moeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat