​Gjykata dënon një njeri me vdekje përmes aplikacionit Zoom - Bota Sot
​Gjykata dënon një njeri me vdekje përmes aplikacionit Zoom

Afrika

​Gjykata dënon një njeri me vdekje përmes aplikacionit Zoom

Më: 6 maj 2020 Në ora: 20:56
Zoom

Një gjykatë në Nigeri dënoi sot një burrë me varje në një seancë të mbajtur virtuale përmes aplikacionit Zoom.

Ky është një nga gjykimet e para përmes aplikacionit Zoom që gjyqtarët përdorin për shkak të koronavirusit.

Gjykatësja Mojisola Dada nga Lagosi, dënoi me vdekje Olalekan Hameed për vrasjen e nënës së një punonjësi.

Seanca dëgjimore zgjati gati tre orë dhe morën pjesë avokatë. Hameed u deklarua i pafajshëm për vrasjen e 76-vjeçares Jolasun Okunsanya.

“Gjykata vendos që ju të vareni nga qafa derisa të shpalleni të vdekur. Zoti e mëshiroftë shpirtin tënd. Është një vendim virtual i gjykatës, "tha gjyqtarja.

Në Nigeri, rreth 3.000 njerëz janë infektuar me koronavirus dhe 100 kanë vdekur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat