Çifti pi birrë të prodhuar në shtëpi, vdesin të dy gjatë karantinës - Bota Sot
Çifti pi birrë të prodhuar në shtëpi, vdesin të dy gjatë karantinës

Afrika

Çifti pi birrë të prodhuar në shtëpi, vdesin të dy gjatë karantinës

Më: 11 maj 2020 Në ora: 15:15
Tony Hilliar dhe Alida Fouche

Një dramë e vërtetë në periudhën e karantinës prej emergjencës së koronavirusit, ajo e një çifti i cili vendosi që të prodhojë birrë në kushtet e shtëpisë dhe më tej ta pinë atë.

Një burrë 54-vjeçar dhe partnerja e tij 42 vjeçe, gjetën vdekjen të helmuar pasi pinë birrën që prodhuan në kushte artizanale në shtëpi.

Historia tronditëse vjen nga Port Nolloth, në Afrikën e Jugut, vend ku qeveria gjatë emergjencës kishte ndaluar shitjen e alkoolit dhe duhanit, për të shmangur përdorimin e papërgjegjshëm gjatë qëndrimit në shtëpi.

Agjenti imobiliar Tony Hilliar dhe partnerja e tij Alida Fouche, duke qenë të pasionuar pas birrës, vendosën që ta prodhojnë vetë dhe më tej ta konsumojnë atë.

Por diçka shkoi keq, kur pas pirjes së birrës artizanale, çifti nisi të ndihej keq.

Tony telefonoi ndihmën e shpejtë, por mjekët e gjetën përtokë me dhaimbje të forta, ndërsa Alida kishte vdekur.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por gjeti vdekjen këtë të shtunë, pas disa ditësh agoni.

Lidhur me ngjarjen tragjike policia ka nisur hetimet, ndërsa dyshohet se çifti gjeti vdekjen për shkak të alkoolit të përdorur për prodhimin e birrës dhe mungesës së sterilizimit të pajisjeve të përdorura për prodhimin e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat