Etiopia pranon rrëzimin e avionit të Kenias me ndihmat e epidemisë Covid-19

Afrika

Etiopia pranon rrëzimin e avionit të Kenias me ndihmat e epidemisë Covid-19

Më: 11 maj 2020 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Etiopia ka pranuar në fundjavë rrëzimin e një avioni kenian me ndihma mjekësore dhe humanitare, mbi territorin e Somalisë, ku u vranë të gjashtë njerëzit që ishin në bord.

Kenia ka shprehur indinjatën e saj mbi incidentin duke thënë se avioni ishte në një mision humanitar në kuadër të pandemisë së koronavirusit.

Trupat etiopiane që po mbronin një kamp në Bardale, në jugperëndim të Somalisë gabimisht besuan se avioni ishte “në një mision të mundshëm vetëvrasës” pasi nuk ishin njoftuar për fluturimin dhe mjeti po fluturonte ulët, thuhej në një deklaratë të Unionit Afrikan.

Avioni i linjave African Express u godit nga një raketë e njësive të montuara në kamionë, teksa përgatitej të ulej në Bardaale. Nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit, katër ishin kenianë dhe dy somalezë.

“Për arsye të mungesës së komunikimit dhe informacionit, avioni u rrëzua. Incidenti do të kërkojë hetime të përbashkëta nga Kenia, Etiopia dhe Somalia”, shtohej në deklaratë.

Ushtarë nga Etiopia e Kenia janë të dislokuar në Somali si pjesë e forcës paqeruajtëse, kundër grupit ekstremist al-Shabab.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat