Si i infektoi një burrë i vetëm 533 persona me koronavirus? - Bota Sot
Si i infektoi një burrë i vetëm 533 persona me koronavirus?

Afrika

Si i infektoi një burrë i vetëm 533 persona me koronavirus?

Më: 12 maj 2020 Në ora: 07:44
Ilustrim

Një burrë i prekur me Covid-19 arriti të infektojë 533 njerëz në një fabrikë të përpunimit të peshkut në Ganë.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i këtij shteti afrikan, Nana Akufo Ado.

“Një person infektoi më shumë se një të tretën e gjithsej 1.300 punëtorëve në Tema, një qytet 25 kilometra në lindje të kryeqytetit Akra”, tha Ado.

“533 rastet e reja në fabrikë përbëjnë më shumë se gjysmën e të infektuarve të ri në Ganë”, ka shtuar ai.

Gana ka konfirmuar 4,700 raste deri më tani, prej tyre 22 të vdekur dhe 494 të shëruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat