Brenda 24 orëve, Afrika e Jugut regjistroi 1.160 raste me COVID-19

Afrika

Brenda 24 orëve, Afrika e Jugut regjistroi 1.160 raste me COVID-19

Më: 18 maj 2020 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Afrika e Jugut në 24 orët e fundit ka regjistruar 1.160 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), që është bilanci më i lartë që nga muaji mars, duke sjellë numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 15.515, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

“Për fat të keq raportojmë edhe tre vdekje tjera të lidhura me COVID-19, kjo sjell vdekjet totale të vendit në 264”, tha Ministria.

Ministria më tej tha se deri më tani ka bërë 460.873 teste të COVID-19 që ku pandemia regjistroi rastin e parë në vend në mars. Thuhet se janë kryer 21.314 teste në ciklin e fundit 24-orësh.

Ministria shprehu shqetësimin për zhvillimet në provincën Cape Western, një qendër turizmi e cila ka numrin më të madh të infeksioneve 9.294.

Që kur regjistroi rastin e parë në muajin mars, Afrika e Jugut tani ka numrin më të madh të infeksioneve në kontinent, e ndjekur nga Egjipti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat