Momenti kur aeroplani luftarak i Algjerisë, fluturon pak metra mbi kokat e punonjësve të bazës ajrore

Afrika

Momenti kur aeroplani luftarak i Algjerisë, fluturon pak metra mbi kokat e punonjësve të bazës ajrore

Më: 21 maj 2020 Në ora: 07:47
Pamje nga video

Një aeroplan luftarak ka rrëqethur anëtarët e bazës ajrore, duke fluturuar pak metra mbi kokat e tyre – shumë ulët pistës.

Videoja amatore e publikuar më poshtë shfaq një grup punonjësish të bazës ajrore, të cilët përkulen kur aeroplani luftarak fluturon me shpejtësi tejet të madhe mbi kokat e tyre.

Ky moment është filmuar në bazën ajrore Mecheri në veri të Algjerisë. Bëhet fjalë për aeroplanin e prodhimit rus MiG-29 Fulcrum, që fluturon pak metra mbi pistë që më pas ngritët në ajër.

Këto pamje besohet se janë filmuar vitin e kaluar, por që tani janë bërë publike nga përdorues të ndryshëm të rrjeteve sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat