Mbi 95 mijë raste me COVID-19 në Afrikë

Afrika

Mbi 95 mijë raste me COVID-19 në Afrikë

Më: 21 maj 2020 Në ora: 14:20
Foto

OBSH ka publikuar statistika të reja për gjendjen me COVID-19 në kontinentin e Afrikës.

Më shumë se 95,000 njerëz tani kanë testuar pozitivë për koronavirusin në Afrikë – rreth 5,000 më shumë se dje – sipas një përmbledhjeje të statistikave të mpublikuara nga zyra rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për kontinentin, raporton Reuters.

Sidoqoftë, për disa arsye OBSH po raporton më pak rikuperime se dje.

Në azhurnimin e saj të fundit, të ngulitur më poshtë, agjensia e shëndetit e KB thotë se ka pasur “më shumë se 34,000 shërime”, ndërsa në dje thuhet se kishte pasur më shumë se 35,000, transmeton lajmi.net.

Arsyeja e mospërputhjes nuk është e qartë.

Duke krahasuar dy postimet tregohen se ka pasur 110 vdekje nga Covid-19 të regjistruara në të gjithë Afrikën që nga dje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat