Afrika shënon rekord me afro 3,500 raste me coronavirus brenda një dite

Afrika

Afrika shënon rekord me afro 3,500 raste me coronavirus brenda një dite

Më: 24 maj 2020 Në ora: 15:44
Afrika

Qendra Afrikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga coronavirusi ka arritur në 3,200.

Numri i të sëmurëve me coronavirus është rritur në 107,500, pasi brenda një dite i është shtuar numri rekord prej 3,500 të sëmurëve.

Brenda 24 orëve të fundit, në Afrikë janë shënuar edhe 63 viktima, që e ngrenë në 3,245 numrin e përgjithshëm të viktimave në mbarë kontinentin.

Deri më tani, Afrika e Jugut mbetet shteti më i prekur me 21,300 njerëz të infektuar, i ndjekur nga Egjipti me 16,500 raste. Sidoqoftë, Egjipti ka pësuar 735 vdekje, ndërsa Afrika e Jugut ka regjistruar 407 vdekje.

Algjeria ka regjistruar 8,100 raste dhe 592 viktima, Maroku 7,400 raste dhe 198 viktima dhe Tunizi 1,000 raste dhe 48 viktima.

Nigeria në Afrikën Perëndimore e ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve, që arrijnë deri në 221, Sudani në Afrikën Lindore 137 dhe Kameruni në Afrikën Qendrore 159, që tregon nivele të larta rajonale.

Sa i përket shpërndarjen rajonale të coronavirusit, Afrika e Veriut ka pësuar barrën më të lartë me 33,400 raste dhe 1,600 vdekje, Afrika Perëndimore ka regjistruar 28,300 raste dhe 602 vdekje, Afrika Jugore 22,900 raste dhe 429 vdekje, Afrika Lindore 11,600 raste dhe 303 vdekje, derisa Afrika Qendrore 11,200 raste dhe 330 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat