164 punëtorë infektohen nga koronavirusi, mbyllet miniera e arit - Bota Sot
164 punëtorë infektohen nga koronavirusi, mbyllet miniera e arit

Afrika

164 punëtorë infektohen nga koronavirusi, mbyllet miniera e arit

Më: 25 maj 2020 Në ora: 07:07
Ilustrim

Miniera më e thellë e arit në botë, Mponeng, në Afrikën e Jugut, ka ndërprerë punën, pasi 164 minatorë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Muajin e kaluar, minatorët u rikthyen në punë, pasi kishin ndaluar në muajin mars, pas rasteve të para me koronavirus. Miniera funksionoi me një kapacitet rreth 50%, por pas shfaqjes së rasteve shumë punonjës ngiten shqetësimin mbi sigurinë e tyre.

Shumica e atyre që rezultuan pozitivë ishin asimptomatikë. Sipas pronarëve të minierës, të gjithë personat që kanë rezultuar pozitivë janë futur në izolim, shkruan BBC.

Afrika e Jugut është shteti me shumicën e rasteve me koronavirus në Afrikë, me 21,343 persona që kanë rezultuar pozitivë, nga të cilët 407 kanë ndërruar jetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat