Numri i të sëmurëve me coronavirus në Afrikë arrin nivel rekord, mbi 6,000 raste brenda një dite

Afrika

Numri i të sëmurëve me coronavirus në Afrikë arrin nivel rekord, mbi 6,000 raste brenda një dite

Më: 31 maj 2020 Në ora: 14:02
Afrika

Afrika duket se do të ketë një përballje të vështirë me coronavirusin, derisa ky infeksion po vazhdon përhapjen në të gjithë kontinentin.

Një rekord me 6,243 raste të reja u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit, më së shumti në ditë që nga fillimi i pandemisë.

Sipas shifrave të fundit nga Qendrat Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmurë me coronavirus arrin në 141,535.

Në të njëjtin raport, është bërë e ditur se nga kjo sëmundje kanë vdekur edhe 147 të sëmurë të tjerë. Janë 59,212 të shëruar nga kjo sëmundje, derisa 78,254 raste mbesin ende aktive.

Sa i përket numrit të viktimave, Afrika e Veriut ka pësuar 1,800 viktima deri më tani, Afrika Perëndimore 701, Afrika Jugore 667, Afrika Lindore 478 dhe Afrika Qendrore 387.

Më e goditura mbetet Afrika e Jugut, me 31,000 raste ndërsa Egjipti vijon me 23,400. Por, për sa i përket numrit të vdekjeve, Egjipti pësoi më së shumti me 913, ndërsa Afrika e Jugut regjistroi 643 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat