Përmbytja e varkës u merr jetën 6 emigrantëve, gruaja lind në bord - Bota Sot
Përmbytja e varkës u merr jetën 6 emigrantëve, gruaja lind në bord

Afrika

Përmbytja e varkës u merr jetën 6 emigrantëve, gruaja lind në bord

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Gjashtë emigrantë humbën jetën jashtë Libisë në një varkë që u përmbys në det ndërsa 93 të tjerë u kthyen në Kohms nga Garda Bregdetare e vendit afrikan.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e bëri të njohur në Twitter, duke saktësuar se "midis tyre ishte edhe një grua që lindi një fëmijë në bord ".

Të gjithë emigrantët e sjellë në breg të detit u lanë të lirë.

Alarm Phone informon se "ata njerëz, të cilët na kishin thirrur ne, mund të ishin shpëtuar nga Mediterranea Saving Humans, por u kapën nga aleatët libianë të Evropës. 93 njerëz dhe foshnja e lindur në det u kthyen në Libi, një zonë lufte dhe gjashtë vdiqën ".

Në bord ishin tetë fëmijë dhe njëzet gra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat