Në Afrikë më shumë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi për 6 muaj sesa gjatë shpërthimit 2 vjeçar të Ebolas - Bota Sot
Në Afrikë më shumë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi për 6 muaj sesa gjatë shpërthimit 2 vjeçar të Ebolas

Afrika

Në Afrikë më shumë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi për 6 muaj sesa gjatë shpërthimit 2 vjeçar të Ebolas

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 17:33
Afrikë

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Afrikë më shumë njerëz kanë vdekur tani në pandeminë e koronavirusit sesa gjatë shpërthimit të Ebolas që zgjati nga viti 2014 deri në vitin 2016, shkruan CNN.

“Në më pak se pesë muaj, Covid-19, ka marrë jetën 11.959 njerëzve, duke kapërcyer kështu 11.308 jetë të humbura në shpërthimin e Ebolas gjatë vitit 2014 deri në vitin 2016″, thanë ekspertët e OBSH-së të mërkurën.

Sipas raporteve, numri i të infektuarve me koronavirus në Afrikë ka arritur në 500.000 persona.

“Më shumë se një e treta e vendeve në Afrikë kanë dyfishuar rastet e tyre gjatë muajit të kaluar, gjë që ka qenë një kërcënim i vërtetë për sistemin shëndetësor në kontinent”, tha Dr Matshidiso Moeto, drejtor i OBSH-së në Afrikë.

OBSH tha gjitashtu se disa vende po përjetojnë një rritje enorme të rasteve me koroanvirus, ndërsa disa të tjerë po tregojnë shenja përmirësimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat