30 të armatosur shkaktojnë kasaphanë në një Kishë në Afrikë, mbajnë 200 vetë peng e vrasin 5 - Bota Sot
30 të armatosur shkaktojnë kasaphanë në një Kishë në Afrikë, mbajnë 200 vetë peng e vrasin 5

Afrika

30 të armatosur shkaktojnë kasaphanë në një Kishë në Afrikë, mbajnë 200 vetë peng e vrasin 5

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 07:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

5 persona janë vrarë e dhjetëra të tjerë janë arrestuar gjatë një masakre të radhës kundër kishave në Johannesburg të Afrikës së Jugut.

Një kasaphanë e vërtetë është shkaktuar në Kishën Ndërkombëtare të Shenjtërisë, dhe forca të mëdha policore shkuan menjëherë në vendngjarje. Besohet se vrasjet u kryen nga 30 persona të armatosur në mes të Kishës në orën 3 të mëngjesit me orën lokale dhe sipas raportimeve thuhet se 200 persona u mbajtën pend.

Gjatë dyluftimeve me armë mbeti i vrarë edhe një oficer policie, u tha në deklaratën për shtyp të autoriteteve vendase. 6 persona të tjerë mbetën të plagosur nga ngjarja makabre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat