Krizë infektimesh edhe në Brazil, shkon në mbi 2 milion numri i të infektuarve me Covid-19

Afrika

Krizë infektimesh edhe në Brazil, shkon në mbi 2 milion numri i të infektuarve me Covid-19

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 08:02
Brazil

Vazhdojnë të rriten shifrat e të infekturave dhe të vdekurve nga Covid-19 në të gjithë botën. Pas SHBA-së e cila regjistroi një rekord të ri ditor me më shumë se 74 mijë e 500 raste të reja, shifra të larta infektimi ditore janë raportuar edhe nga Brazili.

Sipas univeristetit John Hopkins Brazili tashmë ka më shumë se dy milion raste në total, por detaji është se para një muaji kishte vetëm 1 milion të infektuar dhe ritmi i rritjes së rasteve të reja ishte i ulët.

Brazili i cili ka rreth 210 milion banorë është vendi i dytë në botë për sa i përket rasteve me Covid-19 duke u renditur pas SHBA-së. Presidenti Jair Bolsonaro i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus ka vazhduar të mos ashpërsojë masat dhe ka kundërshtuar fuqishëm distancimin social.

Më shumë se 74 mijë persona kanë vdekur nga Covid-19 në Brazil, por të shumtë janë zërat që shifra e viktimave në vendin ameriko-latin është më e lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat