​Liban: Zjarr në hyrje të sheshit të Parlamentit, hidhet gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Afrika

​Liban: Zjarr në hyrje të sheshit të Parlamentit, hidhet gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 21:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarr shpërtheu në hyrje të sheshit parlamentar sot në qendër të Bejrutit, ndërsa qindra demonstrues të zemëruar antiqeveritarë u përpoqën të shpërthejnë në zonën e rrethuar.

Sipas Reuters, pamjet tregojnë gjithashtu se policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Protestuesit depërtuan në zyrat e Ministrisë së Transportit dhe Akomodimit.

Qytetarët e pakënaqur po protestojnë kundër reagimit të qeverisë për shpërthimin katastrofik që ndodhi në portin e Bejrut javën e kaluar, kur të paktën 150 njerëz humbën jetën dhe mijëra të tjerë u plagosën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat