Grusht shteti në Afrikë; Ushtarët e rebeluar arrestojnë presidentin dhe kryeminsitrin në Mali

Afrika

Grusht shteti në Afrikë; Ushtarët e rebeluar arrestojnë presidentin dhe kryeminsitrin në Mali

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 21:52
Trupat ushtarake në Mali

Trupat ushtarake në Mali kanë arrestuar sonte presidentin e vendit Ibrahim Boubacar Keita disa orë pasi kishin kapur dhe kryeministrin Boubou Cisse në aktin e dyshuar si grusht shteti, njoftonte kryetari i Unionit të Shteteve Afrikane.

Moussa Faki Mahamat dënoi ashpër lajmin e arrestimeve dhe bëri thirrje që “ushtarët kryengritës të ndalojnë menjëherë përdorimin e forcës”. Ai i bëri thirrje gjithashtu komunitetit ndërkombëtar të kundështojë përdorimin e forcës ne Mali.

Sot turmat e njerëzve kishin dalë në rrugët e kryeqytetit Bamako, duke rrethuar monumentin e pavarësisë, ndërsa një ndërtesë në pronësi të ministrit të drejtësisë së vendit u dogj dhe u grabit.

Trazirat në kryeqytetin e Malit erdhën pas raportimeve për kryengritje në një bazë ushtarake 15 km jashtë kryeqytetit, njoftonte një burim për rrjetin CNN, i cili tha se nga kampi ushtarak i Kati, kishte nisur edhe grushti i suksesshëm i shtetit në 2012.

Presidenti 75-vjeçar Keita përballet me pakënaqësi të gjerë publike që prej majit kur gjykata kushtetuese anunlloi rezultatin e zgjedhjeve të kontestuara.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat