Shkuan për pushime, 6 fëmijë humbin jetën në zjarr

Afrika

Shkuan për pushime, 6 fëmijë humbin jetën në zjarr

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 06:54
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kalahari të Afrikës së Jugut

6 fëmijë kanë humbur jetën për shkak të një zjarri që shpërtheu në shtëpizën ku po pushonin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kalahari të Afrikës së Jugut.

The Mirror shkruan se përveç fëmijëve kanë humbur jetën edhe 4 të rritur.

Nga flakët që shpërthyen të dielën është shuar një familje sipas mediave.

Mësohet se 6 të rritur dhe 7 fëmijë kishin shkuar për pushime së bashku. Prej tyre arritën të mbijetonin vetëm 3 vetë.

Autoritetet thonë se kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarje.

Ndërkohë lajmi i trishtë ka tronditur opinionin publik.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat