Covid-19, si është situata në Afrikë?

Afrika

Covid-19, si është situata në Afrikë?

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.289.817 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 8.669 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.289.817 numrin e rasteve ndërsa me 239 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 30.905.

Deri më sot numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 14.678 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.495 dhe në Algjeri 1.539 vdekje. Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19 ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 635.078 raste, Egjipti me 99.582 dhe Maroku me 68.605 raste. Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në 1.025.872.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat