Mbi 1,36 milionë të infektuar/ Koronavirusi, si është situata në Afrikë

Afrika

Mbi 1,36 milionë të infektuar/ Koronavirusi, si është situata në Afrikë

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.366.138 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 6.596 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.366.138 numrin e rasteve, ndërsa me 171 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 32.849.

Deri më sot numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 15.499, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.661 dhe në Algjeri 1.620 vdekje.

Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani. Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 650.749 raste, Egjipti me 101.177 dhe Maroku me 88.203 raste.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në 1.110.971.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat