COVID-19 shpërthen në shkollat e Afrikës së Jugut

Afrika

COVID-19 shpërthen në shkollat e Afrikës së Jugut

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Pesëqind nxënës të një shkolle në Afrikën Jugore janë detyruar të hynë në karantinë pas shpërthimit të COVID-19.

Sipas zyrtarëve qeveritarë, shpërthimi i pandemisë mund të sjellë pasoja të tmerrshme për komunitetin, pasi nxënësit që rezultuan pozitivë kanë pasë kontakt me të afërmit dhe shokët e tyre.

98 nxënës në një shkollë rezultuan pozitivë me koronavirus, ndërsa sipas autoriteteve ky ishte dështim shoqëror për shkak të mospërdorimit të maskave dhe moszbatimit të distancës sociale.

Ata thonë se dy nxënës në shkollën e mesme Ethembeni nuk arritën ta informojnë shkollën pasi kishin rezultuar pozitivë. Ata më pas u përzien me shokët e klasës gjatë pushimit të drekës, pa distancë shoqërore.

Tani më shumë se 600 mësues dhe nxënës janë testuar dhe 500 të tjerë janë izoluar në shtëpitë e tyre, në përpjekje për parandalimin e përhapjes së mundshme të COVID-19.

Afrika e Jugut pas gjashtë muajsh izolim lehtësoi masat e bllokimit të hënën, duke lejuar lëvizje më të madhe të njerëzve dhe rihapjen e më shumë sektorëve të ekonomisë. Por, Ministri i Shëndetësisë Zëeli Mkhize paralajmëroi se beteja me COVID-19 nuk ka mbaruar ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat