Gjendja që arriti 27-vjeçari pas pickimit nga mushkonja

Afrika

Gjendja që arriti 27-vjeçari pas pickimit nga mushkonja

Më: 9 tetor 2020 Në ora: 00:26
Bong Thet

Kafshimet nga mushkonja e infektuar, kanë lënë një burrë kamboxhian me njërën këmbë 5 herë më të madhe se normalja.

Bong Thet, është 27 vjeçar dhe tani ka një sëmundje parazitare të patrajtueshme. Ai dikur kishte ëndërr të bëhej futbollist kurse tani edhe për të ecur, i duhet të tërheq zvarrë këmbën e tij të fryrë nga tumoret.

Bong tha se plagët e vogla në këmbë i ishin shfaqur që në moshën 6 vjeçare, por ishin injoruar nga prindërit e tij duke menduar se mund të jenë thjeshtë gërvishtje nga loja më fëmijët e tjerë. Sidoqoftë, gunga të vogla vazhduan të rriten rreth këmbës së tij dhe iu formua një tumor i cili deri në moshën 12 vjeçare i mbuloi plotësisht këmbën.

Bong vjen nga një provincë e varfër dhe prindërit e tij nuk kishin mundësi të përballonin trajtimin mjekësor. Kështu që, gjendja e tij vazhdoi të përkeqësohej me vite. Pas shumë kohësh një grua kishte dëgjuar për rastin e pazakontë të tij dhe i kishte ofruar ndihmë për shërim.

Megjithatë mjekët e diagnostikuan me sëmundjen e quajtur “filariaza limfatike”, një sëmundje parazitare që shkaktohet nga krimbat dhe mund të përcillet edhe përmes insekteve të ndryshme. Kjo sëmundje është shumë e përhapur në botë dhe numëron rreth 120 milionë njerëz të prekur. Gjithsesi, ende nuk ka ndonjë vaksinë apo trajtim për të.

Pavarësisht se Bong u zhgënjye shumë kur mësoi se sëmundja e tij është e pashërueshme, ai thotë se është mirënjohës qe tani të paktën ka një diagnozë dhe është shumë falënderues për njerzit që i dhanë mundësinë të provojë trajtimin.

Image

“Ndihem i lumtur që ka njerëz që kujdesen për mua, kjo ma bënë gjendjen time më të lehtë ” u shpreh Bong.

Paratë e mbledhura nga donacionet, tani do të përdoren për ilaçet dhe ushqimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat