Afrika e Jugut dëbon emigrantët afrikanë pas protestave

Afrika

Afrika e Jugut dëbon emigrantët afrikanë pas protestave

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 17:21
Afrika e Jugut

Autoritetet e Afrikës së Jugut thonë se ata kanë filluar dëbimin e 20 refugjatëve dhe azilkërkuesve, të cilët ishin pjesë e një proteste njëmujore kundër ksenofobisë.

Ata janë kryesisht nga vendet afrikane dhe kërkonin të iknin nga Afrika e Jugut.

Kanadaja është një nga zgjedhjet e preferuara të migrantëve, tha departamenti i Punëve të Brendshme të Afrikës së Jugut në një deklaratë.

Qendrimi në shesh i tyre filloi jashtë zyrave të agjencisë së KB për refugjatët (UNHCR) në Kejptaun në tetor 2019.

Qindra njerëz morën pjesë në fushatën protestuese e cila zgjati pesë muaj dhe ku emigrantët pushtuan një kishë ku u strehuan.

Në atë kohë emigrantët thanë se nuk ndiheshin të sigurt për shkak të sulmeve ksenofobike në qytetet e Afrikës së Jugut dhe se ata ishin trajtuar keq dhe diskriminuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat