Raporte të tmerrshme të masakrës në Etiopinë veriore: ‘Qindra njerëz janë prerë me armë të mprehta’

Afrika

Raporte të tmerrshme të masakrës në Etiopinë veriore: ‘Qindra njerëz janë prerë me armë të mprehta’

Nga: B.S. Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 09:13
Luftëtarë të milicisë Amhara

Amnesty International (AI) të enjten konfirmoi raportet e masakrës së 9 majit në qytetin May Caderi në rajonin verior etiopian Tigray ku "një numër i madh, ndoshta qindra njerëz u prenë me armë të mprehta".

Viktimat civile janë "me sa duket punëtorë mëditorë që në asnjë mënyrë nuk morën pjesë në ofensivën ushtarake që po vazhdon" në rajonin Tigray, tha drejtori i Amnesty Internationalit për Afrikën Lindore dhe Afrikën e Jugut Deprose Muchen.

Edhe pse AI-ja nuk e ka përcaktuar ende se kush qëndron prapa sulmit, dëshmitarët flasin për forcat besnike të Frontit Çlirimtar të Popullit Tigray (TPLF), i cili drejton rajonin dhe ka qenë në konflikt me kryeministrin Abi Ahmed që kur erdhi në pushtet në 2018.

Kryeministri tha më parë se TPLF-ja ka ekzekutuar trupat qeveritare në Etiopinë veriore.

Ai njoftoi në Twitter se ushtria ka rimarrë kontrollin e qytetit Shiro në rajonin Tigray dhe ka zbuluar "trupat e ushtarëve që ishin lidhur dhe ekzekutuar". Ai nuk specifikoi numrin e viktimave.

Kombet e Bashkuara, Bashkimi Afrikan dhe bashkësia ndërkombëtare kanë shprehur shqetësimin se Etiopia mund të zhytet në luftë civile pasi Abi, fitues i Çmimit Nobel të Paqes në 2019, ka urdhëruar shtetrrethim dhe dërgoi trupa për të shuar kryengritjen e pretenduar të TPLF-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat