Në Uganda 16 të vrarë në protestat për arrestimin e politikanit ‘pop-star’

Afrika

Në Uganda 16 të vrarë në protestat për arrestimin e politikanit ‘pop-star’

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 20:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjashtëmbëdhjetë njerëz janë vrarë dje dhe sot në protestat e nxitura nga arestimi i një muzikanti vendas që kandidonte në zgjedhjet presidenciale.

Këngëtari vendas Bobi Wine, emri i vërtetë i të cilit është Robert Kyagulanyi, u arrestua të mërkurën për shkelje të rregullave të koronavirusit, sipas policisë.

Autoritete shtonin se vdekjet kishin ndodhur gjatë përplasjeve në operacionet e sigurisë, ku gjithashtu 65 njerëz ishin plagosur, por pa shpjeguar shkakun e vdekjeve apo natyrën e plagosjeve.

Muzikanti i ri ishte mes 11 kandidatëve që sfidonin presidentin Yoweri Museveni, i cili është në pushtet që prej vitit 1986.

Zgjedhjet presidenciale mbahen më 14 janar të vitit që vjen.

Në ditën e dytë të protestave të gjera në vend, forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe armë zjarri për të shpërndarë njerëzit në kryeqytetin e Ugandës, Kampala.

Në video të shpërndara në rrjet shiheshin njerëz me rroba civile që qëllonin në ajër me armët e tyre. Ndërsa demonstruesit kanë djegur goma dhe koshë mbeturinash, duke bllokuar rrugët në qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat