“Mogli i jetës reale” që arratisej në xhungël, pas donacioneve shkon në shkollë çdo ditë me kostum

Afrika

“Mogli i jetës reale” që arratisej në xhungël, pas donacioneve shkon në shkollë çdo ditë me kostum

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 07:54
Zanziman Ellie

Zanziman Ellie, i cili qe larguar nga shtëpia e tij për të jetuar në xhungël prej talljeve të komunitetit, u bë i famshëm në rrjet pas një dokumentari për të në rrjetin YouTube.

Por tashmë ai që njihej me pare si “Mogli i jetës reale” dhe refuzohej nga shokët në Ruanda, zotëron shansin e një jete të re pasi shkon çdo ditë në shkollën për fëmijët me nevoja të veçanta, e madje vishet me kostum.

Zanziman kishte lindur në viti 1999 por shpejt u refuzua nga komuniteti prej pamjes së tij fizike.

Atij i ishte mohuar arsimi me argumentin se nuk kishte aftësi përqendrimi në klasë.

Image

Por tani raportimet thonë se pas marrjes së famës, drejt tij kanë ardhur donacione që i kanë lejuar të shkojë në një shkollë për fëmijë me nevoja të veçanta.

Pas shfaqjes së dokumentarit në rrjetin vendas Afrimax TV, u hap dhe një faqe donacionesh ku shumë njerëz kontribuan që Ellie dhe nëna e tij të kishin një jetë më të mirë.

Rrjeti Atinkanews thotë se donacionet u përdorën që Ellie të shkonte në shkollën komunitare të Ubumwe në Gisenyi, Ruanda.

Siç shihet në imazhe, ai tashmë mban veshur një kostum kur shkon për në klasë, ku mëson për t’u bërë i dobishëm për komunitetin.

Nëna e lumtur e Ellie tha: “Zoti bën mrekullira. Më parë ai tallej prej të tjerëve dhe unë vrapoja pas tij kur shkonte në xhungël. Tani ai shkon në shkollë me fëmijë të tjerë dhe unë jam shumë e lumtur”.

“Djali im ka tashmë një jetë të mirë, njerëz dashamirës më ndërtuan një shtëpi … dhimbja ime është larguar.”

Ellie është kthyer tashmë në person të famshëm që prej dokumentarit teksa njerëzit e ndalojnë në rrugë dhe bëjnë foto me të.

Me pare nëna e tij e ndiqte te birin me lak në dorë nëpër pyje, dhe e kapte sikur të ishte gjah.

Ajo tregon se kur lindi, Ellie ishte ishte i vogel sa një top futbolli, thuhet në dokumentarin “Born different” (I lindur ndryshe).

Image

Ajo shtonte: “Pasi kishin hubur pesë fëmijë në lindje, iu lutëm Zotit të na jepte të paktën një fëmijë me paaftësi, vetëm që të mos vdiste aq shpejt sa të tjerët. Dhe kur e linda atë e dija se ishte një mesazh nga Zoti”.

Gruaja thote se fqinjët nuk e konsiderojnë si një djalë por si një majmun, dhe e ngacmojnë vazhdimisht.

“Kjo më lëndon shumë, kur fëmija im shkon dhe kthehet, ai është rrahur. Ata i ulërasin dhe e quajnë majmun. Është shumë e trishtë që njerëzit persekutojnë fëmijën tim. Jo vetëm të vegjëlit por dhe të rriturit e ngacmojnë paturpësisht. Ata e konsiderojnë si një kafshë”./tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat