Republika e Afrikës së Jugut: Të paktën 2.000 njerëz të rrëmbyer brenda 3 muajve

Afrika

Republika e Afrikës së Jugut: Të paktën 2.000 njerëz të rrëmbyer brenda 3 muajve

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 12:34
Ilustrim

Policia e Afrikës së Jugut (RAJ) njoftoi se të paktën 2.000 njerëz janë rrëmbyer në tre muaj.

Ministri i Policisë së Afrikës së Jugut Bheki Cele tha në një deklaratë se në tremujorin e tretë të këtij viti, përkatësisht në periudhën korrik-shtator, numri i rrëmbimeve është rritur për 28 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ai tha se numri prej të paktën 2.000 të kidnapuarve në tre muaj është shumë shqetësues dhe se është e nevojshme të merren masa adekuate për luftimin e rasteve të tilla.

“Rrëmbimet më së shpeshti ndodhin gjatë grabitjeve. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm rrëmbimesh janë kryer me motive të dhunës seksuale, hakmarrjes dhe kërkimit të shpërblesës”, tha Cele.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat