Sulm kamikaz, vritet gazetari i njohur

Afrika

Sulm kamikaz, vritet gazetari i njohur

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 15:30
Abdiaziz Mohamud mbeti viktimë e një sulmi kamikaz

Një prej gazetarëve më të njohur në Somali, Abdiaziz Mohamud mbeti viktimë e një sulmi kamikaz ndërsa darkonte në një restorant në Mogadishu.

Krtitik i grupeve ekstremiste të armatosura ishte drejtor i një radioje. Sulmi ndaj gazetarit që e thërrisnin edhe Abdiaziz Afrika u mor përsipër nga grupi Al Shahab.

Në sulm mbetën të plagosur edhe persona të tjerë.

Grupi Al Shahab ka orkestruar një fushatë të dhunshme kundër qeverisë, politikanëve dhe zëra që e kritikojnë atë.

Al Shahab e akuzon gazetarin se është shkaktar i vrasjes së dhjetëra muxhahedinëve dhe se ka kryer sulme kundër islamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat