Presidenti i Afrikës së Jugut kërkon heqjen 'urgjente' të ndalimeve të udhëtimit

Afrika

Presidenti i Afrikës së Jugut kërkon heqjen 'urgjente' të ndalimeve të udhëtimit

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 00:10
Foto

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa të dielën u bëri thirrje vendeve që "menjëherë dhe urgjentisht" të anulojnë ndalimet e udhëtimit shkencërisht "të pajustifikuara" të lidhura me zbulimin e variantit të ri të koronavirusit Omicron, raporton France24.

Dhjetra kombe nga Evropa në Azi e kanë futur në listën e zezë Afrikën e Jugut dhe fqinjët e saj që kur shkencëtarët afrikano-jugorë vendosën Omicron më 25 nëntor.

Ndalimet e fluturimeve kanë zemëruar disa liderë afrikanë.

"Ne u bëjmë thirrje të gjitha atyre vendeve që kanë vendosur ndalime udhëtimi ndaj vendit tonë dhe vendeve tona tjera të Afrikës së Jugut që të ndryshojnë menjëherë dhe urgjentisht vendimet e tyre," tha Ramaphosa në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit pas zbulimit të javës së kaluar të variantit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat