​Presidenti i Afrikës Jugore, pozitiv me koronavirus

Afrika

​Presidenti i Afrikës Jugore, pozitiv me koronavirus

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 23:58
Cyril Ramaphosa

Presidenti i Afrikës Jugore Cyril Ramaphosa është pozitiv me koronavirus dhe ka simptoma të lehta, njoftoi sot zyra e tij.

Ai ndodhet në izolim në Cape Town dhe detyrat e tij për javën e ardhshme ia delegoi deputetit David Mabuzi.

Ramaphos (69) u vaksinua me dy doza të vaksinës kundër koronavirusit. Në deklaratë nuk bëhet e ditur nëse Ramaphosa ishte prekur me variantin omicron apo delta.

Në periudhën paraprake ai ka vizituar katër shtete të Afrikës Perëndimore dhe në secilën prej tyre ka pasur rezultate negative në testin e detyrueshëm. Ai u kthye në shtëpi nga Senegali më 8 dhjetor.

Presidenti i Afrikës Jugore tha se infeksioni i tij duhet të jetë një mësim për të gjithë pse duhet të vaksinohen. Ai shtoi se vaksina është ende mbrojtja më e mirë kundër formave të rënda të sëmundjes dhe shtrimit në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat