Afrika e Jugut shtrëngon masat anti-covid

Afrika

Afrika e Jugut shtrëngon masat anti-covid

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Afrika e Jugut tërheq rregullat ku qytetarët pa simptoma të  COVID-19  nuk e kishin të  detyrueshme të  izoloheshin apo të  testoheshin nëse  kishin kontakt me ndonjë  të  infektuar.

Lajmin e bëri të  ditur qeveria e vendit ku ndër të  tjera tha që  rregulli i rindryshuar do të  shkruhet në  fletoren zyrtare.

Javën e kaluar ministria e Shëndetësis njoftoi që  personat asimpotomatik që  kishin qenë  në  kontakt me një  të  infektura, mund të  mos izoloheshin por të  kishin në  monitorim simptomat për 5 deri në  7 ditë  dhe të  shmangnin vendet e mbipopulluara.

Duke qenë  se shumica e njerëzve janë  vaksinuar me të  paktën një  dozë  dhe kanë  fituar imunitet, kjo ishte arsyeja kryesore e tërheqjes së  rregullit.

Kjo ka kontribuar në numrin e ulët të shtrimeve në spital dhe shkallën e lartë të shërueshmërisë, sipas autoriteteve të shëndetit. Tani të gjitha ato protokolle do të tërhiqen pasi Departamenti i Shëndetësisë u përball me median dhe palët tjera e interesuara.

Deri më  tani Afrika e Jugut mbanë  vendin e parë  në  kontinent përsa i përket infektimeve me COVID-19 dhe vdekjeve. Nga fillimi i pandemisë  e deri më  tani ka pasur një  numër total të  të  infektuarve rreth 3.42 milion dhe  90,854 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat