Kryeministri Abdalla Hamdok jep dorëheqjen mes protestave masive

Afrika

Kryeministri Abdalla Hamdok jep dorëheqjen mes protestave masive

Më: 2 janar 2022 Në ora: 23:08
Abdalla Hamdok

Kryeministri i Sudanit Abdalla Hamdok ka njoftuar dorëheqjen e tij mes protestave masive kundër qeverisjes së ushtrisë.

Ushtria filloi një grusht shteti në tetor dhe e vendosi Hamdok në arrest shtëpiak, por ai u rikthye në detyrë muajin e kaluar pasi nënshkroi një marrëveshje të re për ndarjen e pushtetit, raporton BBC.

Që atëherë, demonstruesit kanë vazhduar të dalin në rrugë për të kërkuar një udhëheqje politike tërësisht civile.

Në një fjalim televiziv, Hamdok tha se nevojitet një marrëveshje e re për tranzicionin e Sudanit drejt demokracisë.

"Vendosa të kthej përgjegjësinë dhe të njoftoj dorëheqjen time si kryeministër dhe t'i jap një shans një burri apo gruaje tjetër të këtij vendi fisnik që... ta ndihmojë atë të kalojë atë që ka mbetur nga periudha e tranzicionit në një vend demokratik civil." tha ai.

Forcat e sigurisë vranë dy persona të dielën gjatë protestave kundër sundimit të ushtrisë, sipas Komitetit Qendror të Mjekëve pro-demokratik të Sudanit.

Forcat e sigurisë nuk kanë komentuar mbi vdekjet.

Të paktën 56 persona janë vrarë në protestat që nga grushti i shtetit më 25 tetor 2021, thotë komiteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat