Pija e bananes vret 11 persona

Afrika

Pija e bananes vret 11 persona

Më: 6 janar 2022 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Njëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur në Ruanda, Afrikë që prej ditës së Krishtlindjeve pas konsumimit të një pijeje vendase të prodhuar nga bananet. Katër të tjerë ndodhen në spital për trajtim.

Në stomakun e viktimave u konstatua nivel i lartë metanoli, që mund të jetë i lidhur me shkakun e vdekjes, kanë raportuar autoritetet përkatëse.

Pesë persona janë arrestuar, duke përfshirë edhe pronarin e fabrikës së pijes. Kjo e fundit nuk ishte e licensuar dhe për momentin, aktiviteti i saj është pezulluar.

Ndërkohë në vend ka nisur një fushatë për mbylljen e punishteve të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat