Autobusi përplaset me një minibus, 16 të vdekur

Afrika

Autobusi përplaset me një minibus, 16 të vdekur

Më: 9 janar 2022 Në ora: 07:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 16 persona humbën jetën dhe 18 të tjerë u plagosën në një aksident rrugor vdekjeprurës dje në Gadishullin Sinai të Egjiptit, sipas zyrtarëve shëndetësorë.

Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë theksoi se një minibus dhe një autobus u përplasën në rrugën që lidh qytetin Tor të Sinait jugor me qytetin e Suezit.

Ministria tha se dërgoi 13 ambulanca në vendngjarje dhe se të lënduarit u dërguan me urgjencë në spitale.

Egjipti njihet për siguri të dobët të transportit, ku çdo vit ndodhin mijëra aksidente trafiku për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe zbatimit të dobët të ligjeve të trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat