Akuza për terrorizëm për të dyshuarin për zjarrivënie në Parlamentin e Afrikës së Jugut

Afrika

Akuza për terrorizëm për të dyshuarin për zjarrivënie në Parlamentin e Afrikës së Jugut

Më: 11 janar 2022 Në ora: 14:52
Zandile Mafe

Një burrë i akuzuar për vënien e zjarrit që shkatërroi pjesë të kompleksit historik të Parlamentit të Afrikës së Jugut përballet me një akuzë të re për terrorizëm, shkruan AP.

Zandile Mafe, 49 vjeç, u shfaq të martën në një sallë gjyqi në Cape Town për një seancë dëgjimore me kusht, kur u shtua akuza e re, tha transmetuesi shtetëror SABC. Mafe ishte akuzuar tashmë për thyerje shtëpie me qëllim vjedhjeje, vjedhje, dy akuza për zjarrvënie dhe posedim të një mjeti shpërthyes kur ai u paraqit në gjykatë për herë të parë javën e kaluar.

Kompleksi i Parlamentit në Cape Town u shkatërrua nga zjarri i madh, i cili filloi më 2 janar dhe zjarrfikësve iu deshën katër ditë për të shuar plotësisht.

Zjarri shkatërroi dhomën kryesore të ndërtesës së Asamblesë Kombëtare, ku ulet Parlamenti i Afrikës së Jugut, dhe gjithashtu shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesa të tjera në kompleksin 130-vjeçar, i cili ka qenë vendi i legjislaturës kombëtare që nga koha e kolonializmit britanik në fundi i viteve 1800.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat