Gjykata në Mianmar shton 5 akuza të reja kundër Aung San Suu Kyi

Afrika

Gjykata në Mianmar shton 5 akuza të reja kundër Aung San Suu Kyi

Më: 14 janar 2022 Në ora: 21:38
Aung San Suu Kyi

Udhëheqësja civile e rrëzuar e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, po përballet me 160 vjet burg, pasi një gjykatë shtoi pesë akuza të reja kundër saj.

Laureatja e Nobelit ka qenë në arrest shtëpiak që nga 1 shkurti 2021, disa orë para se ushtria të rrëzonte liderët e zgjedhur dhe të merrte pushtetin.

Ajo tashmë është dënuar me gjashtë vite burg pasi gjykata e shpalli fajtore për pesë kallëzime penale.

Ajo ende përballet me gjashtë akuza të tjera, plus pesë të rejat. Dhjetë prej tyre dënohen me deri në 15 vjet burg secila.

76 vjeçarja u shpall fajtore për import të paligjshëm të radiove, shkelje të kufizimeve të koronavirusit dhe nxitje të trazirave pasi i shkroi komunitetit ndërkombëtar duke i kërkuar që të mos e njihnin qeverinë ushtarake.

Suu Kyi ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Myanmar ka qenë në trazira politike që nga grushti ushtarak i shtetit në shkurt të vitit 2021.

Që atëherë, ushtria ka pasur vështirësi në shtypjen e protestave popullore si dhe rezistencën e armatosur kundër sundimit të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat