Dhjetëra viktima pas shpërthimit të kamionit me eksploziv, rrafshohet qyteza

Afrika

Dhjetëra viktima pas shpërthimit të kamionit me eksploziv, rrafshohet qyteza

Më: 21 janar 2022 Në ora: 21:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 13 persona humbën jetën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm pranë një qyteti minatorësh në jug-perëndim të Ganës.

Sipas të dhënave nga autoritetet, shpërthimi erdhi pasi një kamion që transportonte për minierën e arit në Bogoso u përplas me një motor.

Nisur nga sasia e madhe e lëndës shpërthyese në kamion, shpërthimi ishte shumë e fuqishëm duke shkatërruar qindra banesa përreth.

“Qyteti ynë tashmë është kthyer në një qytet fantazmë”, u shpreh për mediat e huaja zyrtari nga agjencia e menaxhimit të krizave, Sedzi Sadzi Amedonu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat