​Kishte prej ditësh i bllokuar në pus, humb jetën pesëvjeçari maroken

Afrika

​Kishte prej ditësh i bllokuar në pus, humb jetën pesëvjeçari maroken

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 23:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Një djalë pesëvjeçar maroken, i cili mbeti i bllokuar në një pus për katër ditë, ka vdekur, pavarësisht përpjekjeve të shumta për ta shpëtuar.

Autoritetet përmes një deklarate njoftuan për vdekjen e tij menjëherë pasi u nxor nga pusi.

Përpjekjet për ta nxjerrë atë kishin mbërthyer vendin, me qindra njerëz të mbledhur pranë vendit të ngjarjes dhe mijëra të tjerë që ndiqnin në internet.

Djali ra 32 metra në pus. Shpëtimi ishte vështirësuar nga frika e një rrëshqitjeje dheu.

Pamjet e të enjtes nga një kamerë që ishte futur në pus treguan se djali ishte gjallë dhe i vetëdijshëm, por që atëherë nuk kishte asnjë informacion mbi gjendjen e tij.

Pusi ishte vetëm 45 centimetra i gjerë në pjesën e sipërme dhe edhe më i ngushtë në thellësi, prandaj të rriturit nuk mund të futësin për ta nxjerrë fëmijën.

Për shkak të përzierjes së dherave shkëmborë dhe ranorë, hapja e pusit ishte shumë e rrezikshme prandaj ekipet e shpëtimit u desh të punonin paralelisht me pusin duke hapur një gropë të madhe.

Në mediat sociale marokene, hashtag #SaveRayan ka qenë në trend në të gjithë vendin dhe në mbarë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat