​Ushtria e Ugandës vret 14 rebelë në kufirin me Kongon

Afrika

​Ushtria e Ugandës vret 14 rebelë në kufirin me Kongon

Më: 29 mars 2022 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Ushtria e Ugandës vrau 14 anëtarë të lëvizjes rebele M23 në kufirin me Kongon, tha një zëdhënës ushtarak, duke shtuar se një anëtar i ushtrisë ugandase u vra gjithashtu.

“Sonte u sulmuam (nga (M23), granatuan në anën e Ugandës dhe disa shtëpi u shkatërruan. Forcat tona u përgjigjën dhe 14 rebelë u vranë dhe shtatë u kapën”, tha një zëdhënës i ushtrisë, gjeneral brigade Felix Kulajige, raporton Reuters.

Ai shtoi se një nga ushtarët e tyre u vra në luftime.

Grupi rebel M23 sulmoi dy pozicione ushtarake në kufirin me Ugandën dhe Ruandën të hënën, dhe luftimet vazhduan edhe sot.

Në Kongon lindore, rebelët rrëzuan një helikopter që transportonte anëtarë të Misionit të Stabilizimit të Kombeve të Bashkuara në Kongo (MONUSCO).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat