168 të zhdukur pas sulmit të bandave ndaj trenit të pasagjerëve në Nigeri

Afrika

168 të zhdukur pas sulmit të bandave ndaj trenit të pasagjerëve në Nigeri

Më: 4 prill 2022 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

168 njerëz janë ende të humbur pas një sulmi ndaj një treni të mbushur me njerëz javën që shko në Nigeri, njoftonte kompania shtetërore hekurudhore.

Nuk është ende e qartë sesa prej të zhdukurve janë marrë peng për para, pasi disa prej tyre ishin kthyer në shtëpi pa njoftuar te autoritetet.

Sulmuesit kishin hedhur në erë një pjesë të binarëve mes kryeqytetit Abuxha, dhe qytetit veriore të hënën që shkoi.

Gjatë sulmit të armatosur që pasoi, të paktën tetë pasagjerë humbën jetën.

Një i mbijetuar tha për rrjetin BBC sesi vendimi për të ndryshuar vagonin i shpëtoi jetën atij dhe familjes.

“Jam i lumtur që jam gjallë por i trishtuar për të vdekurit e të plagosurit,” tha burri, që shtonte se kishte ndërruar vagonin  pasi i thanë se kishin zënë karriget e gabuara.

“Dëgjuam një shpërthim rreth orës 19:45 – u trondit treni dhe toka poshtë çka bëre që mjeti të ndalonte”, thotë ai, duke shtuar se më pas nisi zjarri i armëve nga sulmuesit që kishin rrethuar trenin.

“Pas njëfarë kohe, sulmuesit hynë brenda në vagone dhe nisën të ulërisnin urdhra për pasagjerët”.

Sulmi ende nuk është marrë përsipër nga asnjë grup por autoritetet në Kaduna thonë se është kryer nga ekstremistët e Boko Haram.

Rreth 970 pasagjerë ishin në tren kur ndodhi sulmi, ndërsa 168 te marret peng ishin pasagjerë dhe disa anëtarë të stafit.

Agjencia Reuters citonte disa të afërm të thonin se ishin kontaktuar nga banditët për t’u thënë se kishin marrë peng të dashurit e tyre.

Vetëm në 24 muajt e fundit në Nigeri, bandat e armatosura kanë vrarë qindra njerëz e kanë marrë peng qindra të tjerë, por një sulm në tren ishte hera e parë që ndodhte.

Pengmarrjet në rrugë janë bërë të zakonshme në Abuja e Kaduna, dhe shërbimi hekurudhor ishte i vetmi mjet i përballueshëm transporti që konsiderohej i sigurtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat